Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot në Prishtinë.
Saktësisht rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” rreth orës 16:00.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.
“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, deklaroi Pllana.
