Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, duke thënë se kujtojmë miliona viktima të pafajshme.
Ajo përmes një postimi në “X” shkroi se nderojmë kujtimin e tyre dhe ripërtërijmë angazhimin për të mos harruar kurrë të kaluarën.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit , ne kujtojmë miliona viktima të pafajshme të vrarë dhe të persekutuar gjatë Holokaustit. Ne nderojmë kujtimin e tyre dhe ripërtërijmë angazhimin tonë për të mos harruar kurrë të kaluarën dhe për t’u ngritur kundër të gjitha formave të urrejtjes, sot dhe përgjithmonë”, shkroi Osmani.
