Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall i humbur nga familja gjatë ditës së sotme.
Të afërmit e tij thanë se i mituri nga Gadimja e Lipjanit nuk ishte kthyer në shtëpi pas përfundimit të mësimit.
Rastin për gjetjen e tij, e ka konfirmuar komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Brahim Shatrolli.
“Është gjetur me shenja jete. Aktualisht është duke u trajtuar në QKUK”, deklaroi ai, pa dhënë detaje tjera.
