Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se vendi do të ndikohet nga mot kryesisht i vranët gjatë ditës, me reshje të herëpashershme shiu në disa zona.
Sipas parashikimit, vranësirat do të jenë prezente pothuajse në gjithë territorin, ndërsa vende-vende priten riga shiu me intensitet të lehtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë nga 7 deri në 10 gradë Celsius.
