Greqi: Shqiptari theret me thikë në burg

Greqi: Shqiptari theret me thikë në burg

Një shqiptar është therur me thikë në Burgun e Malandrinos në Greqi.

Ai njihej me nofkën “Demos”, shkruan abcnews.al

I njëjti raportohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e Yannis Lalas ngjarje e ndodhur në maj të 2025.

Ai ishte transferuar sot në Burgun e Malandrinos dhe pak para se të arrinte në repartin e tij u sulmua duke marrë lëndime.

Shqiptari ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Related Articles