Gazetari Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se anëtarët e VV-së në KQZ sillen si banditë.
Ai u shpreh se trysnia që ushtrojnë mbi këtë institucion, sipas tij, është e papërballueshme.
“I keni pa ju qysh sillen anëtarët e KQZ-së, të partisë në pushtet, si banditë. E keni pa qysh bërtet atje Sami Kurteshi, veç kur te kap një shtagë me i ndjek gazetarët”.
“Trysnia që ushtrojnë mbi komplet institucionin, përfshirë administratën, është e papërballueshme, ata sillen si banditë”, u shpreh ai.
