Kryetari i Mitrovicës, njëherësh ish-ministri i Bujqësisë, Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në Prokurorinë Speciale në rastin e granteve.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.
“Ju njoftojmë se z. Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve, i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.”, tha ajo
