Kryeshef Ekzekutiv i Kompanisë ‘Eko-Regjioni’ në rajonin e Prizrenit, Burim Shala, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar për 48 orë, si vazhdimësi e aksionit të së hënës, ku u kapën edhe një zyrtar i ndërmarrjes dhe një biznesmen.
Shala që po hetohet për keqpërdorim në prokurim publik lidhur me një tender
I njëjti dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Urdhër kontrolli më 26 janar është realizuar në Prizren, Ferizaj, përfshirë ambientet e “Eko-Regjioni”.
Siç është raportuar të arrestuarit që u kapën atë ditë janë Arbër Gashi, shef i njësisë në Prizren të ndërmarrjes “Eko-Regjioni” dhe Ragip Zejna, drejtor i “Dielli Construction” me seli në Ferizaj.
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.
