Amerikanët trajnojnë hetuesit e Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për ekzaminimin e celularëve

Amerikanët trajnojnë hetuesit e Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për ekzaminimin e celularëve

Policët e Kosovës dhe Shqipërisë janë trajnuar nga amerikanët për ekzaminimet kompjuterike për pajisjet celulare.

Në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së në Tiranë thuhet se kursi pesëditor ishte për të përvetësuar aftësitë e nevojshme për kryerjen e hetimeve në përputhje me ekspertizën ligjore.

“Ky program intensiv, i mbajtur në partneritet me Zyrën tonë Rajonale të Sigurisë dhe Zyrën e Ndihmës për Antiterrorin, mblodhi së bashku njëmbëdhjetë ekspertë të ekzaminimeve kompjuterike për të përvetësuar aftësitë e nevojshme për kryerjen e hetimeve në përputhje me ekspertizën ligjore.

Drejtuesi në detyrë i Zyrës së Sigurisë Rajonale, Jonathan Ellis, ishte i pranishëm për të përgëzuar të diplomuarit dhe për të vlerësuar angazhimin e tyre në fuqizimin e zbatimit të ligjit në hetimet digjitale”, thuhet në njoftim.

Related Articles