Tahiri: Gjykata rrëzon vendimin për grabitjen e pronës publike në Prishtinë

Tahiri: Gjykata rrëzon vendimin për grabitjen e pronës publike në Prishtinë

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se Gjykata e Shkallës së Dytë ka rrëzuar një vendim të mëhershëm gjyqësor, i cili sipas tij rrezikonte përvetësimin e pronës publike në qendër të Prishtinës.

Tahiri tha se ishte njoftuar disa muaj më parë për një vendim që, sipas tij, do t’u hapte rrugë grupeve të fuqishme të interesit për të marrë tokë publike me qëllim ndërtimin e kullave afariste, në dëm të qytetarëve.

Ai theksoi se nuk ka heshtur ndaj këtij rasti dhe se kishte angazhuar një ekip profesional për të mbrojtur interesin publik.

“Sot, drejtësia foli. Gjykata e Shkallës së Dytë e rrëzoi vendimin e padrejtë të shkallës së parë dhe e ktheu çështjen në pikën zero”, ka deklaruar Tahiri.

Sipas tij, ky vendim përbën një fitore të madhe për Prishtinën dhe për qytetarët, duke e cilësuar atë si fitore kundër abuzimit dhe kapjes së pronës publike.

“Interesi publik duhet të jetë mbi interesat e grupeve të kriminalizuara”, përfundoi Tahiri.

May be an image of blueprint, map and text that says 'mbajtur date Mo ብብሮ, mori k芒te: AKTVENDIM paTe, 810500604, PRISHET Akrgjykimii Gjykatis Pergjithshim igiykim njejtes giykate. Kosoves-Dhoma kthehet Dhomat shkallis CONSTRUCTION SH.P.K.. aktgjykimin atakuar, KP.nr.11/2024 dates chazugrkerkestpadiae paditesve "MADE "ARKOSSSH.P.K "MADEKOS' SH.P.K., Kontraten 1/15 Numri okunantit: 08364933 Ref: 07493-5 prej siperfage .OOD Ngastrin Kadastrale 07490-2 prej prej .akërishle, Ngastren Kidastrale sipas Vendimit kryerjen Vendimit Miratimine 350/02 plotfuqishmeriu kuadër (dymbedhjet nije dhjetct cwo), DETYROHET padituri, ak1gjykimi. (shtate) ditesh. nya 12,010.00 Kundir këtij Aktgiykimi procedure's ankest shkak permes drejtes materiale, ankesa Komerciale peditesve anulohet kthehet ankest Refuzohet pare. padituri Dhomat pabazuar dhe paTc. sutorizuar paditesit kundershton pretendimet küsaj giykate refuzoj padituris'

Related Articles