Në 29-vjetorin e rënies së komandantit Zahir Pajaziti, bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, ka reaguar ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka kujtuar sakrificën e tyre përmes një postimi në Facebook, duke theksuar rolin themelor të luftës çlirimtare në ndërtimin e shtetit të Kosovës.
“Nderojmë guximin, trimërinë dhe qëndresën e tyre, si dhe sakrificën e të gjithë luftëtarëve të UÇK-së. Jeta dhe vepra e tyre mbeten udhërrëfyes të përhershëm për ndërtimin e shtetit. Lavdi!”, ka shkruar Hoxhaj.
Përkujtimi i kësaj date, sipas Hoxhajt, është rikujtim i obligimit institucional dhe shoqëror për ta ruajtur dhe forcuar trashëgiminë e UÇK-së, duke e kthyer sakrificën në përgjegjësi për të ardhmen e vendit.
