Anëtari i LDK-së, Arben Gashi, ka folur për media para nisjes së Kuvendit të LDK-së me ç’rast tha se s’janë në fazë të kandidaturave, por në një proces që do të vlerësohet puna e Abdixhikut.
Gashi ka thënë se do të përgjigjen varësisht nga ajo çfarë kërkon Abdixhiku.
“Nuk jemi në fazë të kandidaturave, jemi në fazë të një procesi që ka të bëjë me vlerësimin e punës së kreytarit aktual. Mbetet në vullnetin e tij se cfarë po i ofron Kuvendin. Nëse ofron dorëheqje, ajo është vullnetare dhe e pakthyeshme. Nëse kërkon votëbesim, atëherë është çështje e votimit që duhet të mbahet si votim në bazë të sistemit statutar të LDK-së, votim i fshehtë me kuti dhe ecim tutje”, ka deklaruar ai. / Gazeta Enigma.
