Një shpërthim i fuqishëm tronditi qytetin portual jugor iranian, Bandar Abbas, më herët gjatë ditës së sotme.
Shpërthimi ndodhi në një ndërtesë tetëkatëshe, me pjesë të kateve të poshtme të dëmtuara rëndë, ndërsa dritaret në të gjithë ndërtesën u thyen.
Organizata e Menaxhimit të Krizave të Hormozganit, duke vënë në dukje se hetimet për shkakun e incidentit në Bandar Abbas janë duke vazhduar, tha se pas shpërthimit në një kompleks banimi, 14 persona u plagosën dhe, tragjikisht, një vajzë 4-vjeçare humbi jetën.
Disa burime jozyrtare kanë pohuar se Alireza Tangsiri, komandant i Marinës së IRGC-së, ishte shënjestra e incidentit.
Agjencia e Lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, i ka mohuar këto thashetheme si “plotësisht të rreme”.
Raportime të tjera tregojnë se tinguj shpërthimesh u dëgjuan edhe në qytete të tjera iraniane, përfshirë Ahvazin pranë kufirit Iran-Irak.
Izraeli ka mohuar përfshirjen në të dyja sulmet.
Ndryshe, forcat amerikane po vazhdojnë të grumbullohen në dhe përreth Lindjes së Mesme përpara një sulmi të mundshëm ndaj Iranit.
