Theret me thikë një person në Fushë Kosovë

Theret me thikë një person në Fushë Kosovë

Një person është therur me thikë sonte në Fushë Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën ‘Nëna Terezë’.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënëja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë Kosovë”, deklaroi ajo.

“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”.

Related Articles