Ish deputeti Haxhiu dorëzon dy ankesa në PZAP

Ish deputeti Haxhiu dorëzon dy ankesa në PZAP

Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka njoftuar të hënën se ka dorëzuar dy ankesa në PZAP kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ, raporton Gazeta Enigma.

Ai tha se këto ankesa kanë të bëjnë me përfshirjen e 23,323 pakove të fletëvotimeve me postë nga votimi jashtë Kosovës, si dhe me llogaritjen e gabuar të rezultatit përfundimtar

“Ankesat lidhen me: 1. Përfshirjen e 23,323 pakove të fletëvotimeve me postë nga votimi jashtë Kosovës, të pranuara pas afatit ligjor, në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme; 2. Llogaritjen e gabuar të rezultatit përfundimtar, i cila ka ndikuar në ndarjen e mandateve dhe renditjen e kandidatëve, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura me 28.12.2025. Afatet zgjedhore dhe barazia e votës nuk janë rekomandime, ato garantojnë barazinë e votës dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor. Asnjë vendim administrativ i KQZ, nuk mund të ndryshojë ligjin dhe Kushtetutën”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Related Articles