Sot, në pikëkalimin Kufitar Merdare, Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka konfiskuar rreth 2 kilogramë lëndë narkotike, që dyshohet të jetë kokainë.
Droga ishte e fshehur në mënyrë të sofistikuar në një automjet që po hynte në Kosovë dhe u zbulua falë kontrollit të detajuar dhe përdorimit të skanerit X-ray.
“Gjatë kontrollit të detajuar, janë zbuluar të fshehura rreth 2 (dy) kilogramë lëndë narkotike, për të cilën dyshohet se është kokainë. Substanca ishte e fshehur në mënyrë të sofistikuar brenda automjetit. Për realizimin e kontrollit të thelluar është përdorur edhe skaneri X-ray, donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pajisje e cila ka lehtësuar ndjeshëm punën e zyrtarëve dhe ka mundësuar lokalizimin e saktë të vendit ku ishte fshehur lënda narkotike. Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa ndaj personave të përfshirë do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, njofton Dogana.
