EULEX-i me KFOR-in realizojnë trajnim për evakuim mjekësor ajror

EULEX-i me KFOR-in realizojnë trajnim për evakuim mjekësor ajror

Pjesëtarë të EULEX-it, në bashkëpunim me KFOR-in, mbajtën ushtrime të trajnimit teorik dhe praktik për Air MEDEVAC.

Sipas njoftimit të bërë nga EULEX, ushtrimet janë realizuar në Kampin Bondsteel, që për qëllim kanë fuqizimin e bashkërendimit dhe avancimit të gatishmërisë operacionale në raste të emergjencave në situata të pavërteta.

“ Në gatishmëri për të reaguar! Më 4 shkurt, pjesëtarë të NJPS-së të EULEX-it dhe njësi të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO mbajtën ushtrime të trajnimit teorik dhe praktik për Air MEDEVAC (evakuim mjekësor ajror) në Kampin Bondsteel me qëllim të fuqizimit të bashkërendimit dhe avancimit të gatishmërisë operacionale në raste të emergjencave në situata të vërteta”, thuhet në njoftim.

Related Articles