Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti sot në takim ish-presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.
Bazuar në komunikatën e lëshuar për media, Gjukanoviq i uroi Kurtin për fitoren në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e proceseve demokratike dhe për mbështetjen e qytetarëve ndaj vizionit qeverisës,
Në njoftim theksohet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale rajonale dhe globale, me fokus në situatën e sigurisë dhe dinamikat që ndikojnë në Ballkanin Perëndimor.
“Kryeministri theksoi angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, për paqe të qëndrueshme dhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal, në funksion të paqes dhe sigurisë dhe perspektivës evropiane të rajonit”, thuhet tutje në njoftim.
“Qeveria e re do të vazhdojë ta ketë synim të palëkundur integrimin euro-atlantik dhe prioritet zhvillimin ekonomik, mirëqenien e qytetarëve dhe sigurinë e tyre, pa dallim”.
