Dosja e Jeffrey Epstein dhe figurat e fuqishme të përfshira në të po diskutohen në edicionin e sotëm të emisionit “Rubikon” në Klan Kosova, pas publikimit të dokumenteve të reja që lidhen me hetimet për të.
Gjatë diskutimit, gazetari Berat Buzhala deklaroi se vëmendja pritet të zhvendoset tek ish-presidenti amerikan Bill Clinton, i cili ka pranuar të dëshmojë në Kongres lidhur me rastin Epstein.
“Është i turpshëm komunikimi i Clintonit, prej të gjitha figurave më madhore, mikut tonë, është më kompremetuesi prej të gjithëve. Edhe pse nuk ka fakte se Clinton ka qenë në ishullin famëkeq”, tha mes tjerash ai.
Buzhala poashtu deklaroi se nuk ka dalë asnjë dokument sipas të cilit, presidenti aktual amerikan Donald Trump të ketë komunikuar me Epstein pas dënimit të këtij të fundit.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ditë më publikoi mbi tre milionë faqe të reja dokumentesh që lidhen me hetimet ndaj Epstein.
