Trajneri i Manchester Cityt shpërthen pas komenteve që mori: Nuk do të hesht, asnjëherë

Trajneri i Manchester Cityt shpërthen pas komenteve që mori: Nuk do të hesht, asnjëherë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka theksuar se nuk do të heshtë kur vjen puna te çështjet humanitare, pavarësisht kërkesave që t’i fokusohet vetëm futbollit. Guardiola u shpreh në një konferencë për shtyp se është i detyruar të shprehë ndjenjat e tij për tragjeditë që po ndodhin në botë dhe dhunën ndaj civilëve të pafajshëm.

Gjatë konferencës përpara ndeshjes së Manchester Cityt në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës ndaj Newcastle, Guardiola foli për vdekjet e Renee Good dhe Alex Pretti në Shtetet e Bashkuara, si dhe vuajtjet e fëmijëve dhe civilëve në Palestinë, Sudan dhe Ukrainë, duke i cilësuar këto si probleme që e “godasin” si njeri dhe që meritojnë reagim.

Komentet e tij erdhën pas reagimeve nga Këshilli Përfaqësues Hebre i Manchesterit dhe Rajonit, i cili i kërkoi të “ të përqendrohej te futbolli” dhe quajti disa nga komentet e tij të “kontestueshme”.

Guardiola kundërshtoi këtë duke thënë se ndjenja njerëzore dhe empatia nuk duhet të kufizohen vetëm për sportin, duke argumetuar se çdo njeri ka të drejtë të shprehë mendimet e tij për çështje me ndikim global.

Sipas trajnerit spanjoll, heshtja ndaj dhunës dhe vuajtjeve është pjesë e problemit, dhe se ai ndjen se ka detyrë morale të përdorë platformën e tij publike për t’i dhënë zë viktimave dhe për të kërkuar drejtësi dhe më shumë ndërgjegjësim.

Related Articles