Kuçi: Kurti e ka pasë mirë për Specialen, por s’e ka pasë përnime

Kuçi: Kurti e ka pasë mirë për Specialen, por s’e ka pasë përnime

Ish-kandidatja për kryetare të Komunës së Deçanit nga radhët e PSD-së, Natyra Kuçi, ka folur rreth çështjes së Gjykatës Speciale, dhe deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, për themelimin e saj.

Në “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Kuçi pohoi se Kurti e ka pasur me të drejtë kur ka deklaruar se Gjykata Speciale nuk duhej të themelohej.

Megjithatë, sipas saj, kryeministri në detyrë nuk e ka pasur me të vërtetë këtë deklaratë, dhe veprimet pas saj,

“Unë mendoj që atëherë Kurti e ka pasur mirë, edhe kur ka folur për Gjykatën Speciale qysh nuk është dashur me u bë, por Kurti në momentin që i ka ardh mundësia me nënshkru për zhbërjen e Gjykatës Speciale, bile me tregu vullnetin, nuk e ka bë. Edhe në këtë rast, Kurti e ka pasur mirë në opozitë por si duket nuk e ka pasur përnjëmend, dhe këtu është problemi”, tha Kuçi

Related Articles