Njësia e Hetimeve në Stacionin Policor në Gjakovë, ka njoftuar se ka arrestuar mbrëmë një të dyshuar me inicialet K.M., për përfshirje në dy raste të vjedhjes së rëndë.
Nga hetimet e zhvilluara, dëshmitë e mbledhura si dhe pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë,
Policia thotë se dyshohet se i njëjti është i përfshirë në dy raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura në dy lokale të ndryshme në qytetin e Gjakovës.
“Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin veprave penale, me qëllim rritjen e sigurisë publike dhe rendit në komunitet”, shkruan Policia.
