Irani do të sulmojë bazat amerikane në Lindjen e Mesme nëse sulmohet nga forcat amerikane që janë grumbulluar në rajon, tha të shtunën ministri i jashtëm i Iranit, duke këmbëngulur se kjo nuk duhet parë si një sulm ndaj vendeve që i strehojnë ato.
Ministri i Jashtëm Abbas Araqchi foli për televizionin katarian Al Jazeera një ditë pasi Teherani dhe Uashingtoni u zotuan të vazhdojnë bisedimet indirekte bërthamore pas asaj që të dyja palët e përshkruan si diskutime pozitive të premten në Oman, raporton Reuters,
Ndërsa Araqchi tha se ende nuk është caktuar një datë për raundin e ardhshëm të negociatave, Presidenti i ShBA-së Donald Trump tha se ato mund të zhvillohen në fillim të javës së ardhshme. “Ne dhe Uashingtoni besojmë se duhet të mbahet së shpejti”, tha Araqchi.
