Prej katër ditësh, 65-vjeçari Ylli Dine është i zhdukur në shtratin e lumit Vjosë. Ai është larguar nga banesa më 3 shkurt, ndërsa humbja e tij është denoncuar në polici.
Dine punonte si bari në zonat pranë lumit, dhe dyshohet se mund të ketë rrëshqitur aksidentalisht në ujë. Në kërkim janë përfshirë palumbari të RENEA-s, efektivë të Policisë së Shtetit dhe strukturat e emergjencës.
Vëllai i tij, Agron Dine, ka apeluar për ndihmë: “I lutem shtetit dhe qytetarëve të bëjnë çfarë mundin për të na ndihmuar ta gjejmë trupin.”
Deri më tani, 65-vjeçari nuk është gjetur dhe kërkimet vazhdojnë.
