Një fëmijë 4-vjeçar nga Palasa e Vlorës ka ndërruar jetë pas shfaqjes së simptomave si temperaturë, të vjella dhe diarre.
Fëmija u transportua fillimisht në Orikum dhe më pas në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku mbërriti pa shenja jete.
Sipas familjarëve, simptomat dyshohet të jenë shkaktuar nga konsumimi i mjaltit. Autoritetet vijojnë ekzaminimet mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
