Prokrurorët e Dhomave të Specializuara, kanë përfunduar ditën e parë të deklaratave përmbyllëse, në rastin Thaçi dhe të tjerët.
Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë thanë se nesër prokurorëve do t’iu duhen më pak se dy orë për të shpalosur përgjegjësitë penale të të akuzuarve dhe në fund, prokurorja e specializuar Kimberly West të mbajë një fjalë përmbledhëse.
Ishte West në fillim të ditës që njoftoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të dënohen me nga 45 vjet burgim apo 180 vjet në total.
