Edhe Haradinaj pritet nga Osmani: I shpreha vlerësimin për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes

Edhe Haradinaj pritet nga Osmani: I shpreha vlerësimin për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është pritur nga presidentja Vjosa Osmani, në Presidencë.

Haradinaj tha se Osmanin zhvilloi një diskutim mbi Bordin e Paqes dhe zhvillimet politike në vend dhe në rajon.

“Presidentes Osmani i shpreha vlerësimin për pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, me ftesë të Presidentit Donald J. Trump. Çdo partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në çdo iniciativë ku jemi krah njëri-tjetrit, është i rëndësisë së veçantë për Kosovën”, shkroi Haradinaj.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përkrah pa asnjë hezitim këtë angazhim”, deklaroi tutje ai.

Më herët, edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tregoi se është takuar me Osmanin, ku folën pikërisht për temat e lartëpërmenduara.

Related Articles