Tensionet janë përshkallëzuar sonte para godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ku protestuesit e Partisë Demokratike hodhën bomba molotov dhe lëndë piroteknike drejt Policisë.
Si pasojë e sulmit, katër punonjës policie kanë mbetur të plagosur.
“Nga vijimi i tubimit para Parlamentit, si pasojë e sulmit me bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta, u dëmtuan edhe tre punonjës policie, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie e dëmtime fizike nga sendet e forta,” thuhet në njoftimin zyrtar.
