Mësimdhënësi që është përfshirë në një rast të dhunës në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë është liruar.
Këtë e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, i cili theksoi se kanë propozuar masë alternative ndaj mësimdhënësit.
“Bëhet fjalë për lajmërim në stacion policor”.
Gashi shtoi se nuk kanë hapur procedura për nxënësin që shihet në video sa u përket veprimeve të tij para ngjarjes.
Ai tha se janë duke i analizuar të gjitha pamjet.
