Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, ka shkruar në rrjetin e tij social se avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetic, po i çmonton copë pas cope pretendimet e prokurorisë së Hagës.
“Avokati mbrojtës Misetic po e çmonton copë pas cope çështjen e prokurorëve në Dhomat e Specializuara. Përshkrimi i provave nga prokurorët është si të shkruash një recension filmi për një film që nuk e kanë parë”, ka shkruar Selimi. / Gazeta Enigma.
