Pas një pauze të shkurtër, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi po vazhdon me deklaratat përmbyllëse në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Lidhur me krijimin e qeverisë së përkohshme të Kosovës në atë kohë, avokati i Thaçit, Luka Mishetiq deklaroi se Prokuroria e Hagës ka shtrembëruar vetë provat në dosjen e saj.
Tutje, ai shtoi se ZPS nuk ka dhënë asnjë provë të besueshme se Thaçi ka pasur ndikim komandues në UÇK.
Tutje ai ka theksuar se nuk ka prova që Thaçi ka shkruar deklaratat dhe komunikatat e UÇK-së.
