“S’ke pikë dëshmie për argumentet tua” – Mbrojtja e Thaçit kundërshton ashpër ZPS-në

“S’ke pikë dëshmie për argumentet tua” – Mbrojtja e Thaçit kundërshton ashpër ZPS-në

Avokatja Nina Tavakoli, nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi i ka drejtuar një pyetje Prokurorisë së Specializuar lidhur me akuzat që ua rëndon ish-kreu të UÇK-së.

Gjatë deklarimit të fjalëve përfundimtare, ajo pyeti ZPS-në se si një njeri që pranoi humbjen në zgjedhje dhe ishte në gjendje të demilitarizonte UÇK-në, mund të kërkonte ushtrim kontrolli mbi vendin e tij.

Lidhur me këtë pyetje, ajo shtoi se ZPS nuk është bindëse në atë që thotë, duke theksuar se e njëjta nuk ka asnjë pikë dëshmie dhe prove për argumentet e veta.

“Si është e mundur që një burrë që pajtohet ta demilitarizojë UÇK-në, që punon në mënyrë konstruktive me UNMIK-un pas luftës, dhe i cili më pas në tetor të 2000-shit dhe në nëntor të 2001-shit pranoi humbjet në zgjedhjet demokratike dhe vazhdoi të punonte fort deri sa i fitoi zgjedhjet në vitin 2007, të të duket që po mundohet të kishte kontroll dhe të fitonte kontroll mbi Kosovën. Mendojmë se ZPS nuk është bindëse në atë që thotë dhe nuk ka pikë dëshmie dhe prove për argumentet e veta”, tha avokatja.

Related Articles