Vengu: Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri-Kosovë-Kroaci

Vengu: Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri-Kosovë-Kroaci

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia kanë ndërmarrë një hap tjetër në kuadër të marrëveshjes trilaterale në fushën e mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, përmes një postimi në rrjete sociale, ka bërë të ditur se shefat e shtabeve të tre vendeve kanë zhvilluar një takim të përbashkët, ku është theksuar bashkëpunimi ushtarak, ndërveprueshmëria dhe gatishmëria operacionale.

“Një tjetër hap i rëndësishëm në kuadër të marrëveshjes trilaterale ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, ku shefat e shtabeve të tre vendeve zhvilluan një takim të përbashkët”.

“Më shumë bashkëpunim ushtarak; Më shumë ndërveprueshmëri; Më shumë gatishmëri operacionale. Fokus në zhvillimin e stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta për përballimin e sfidave të sigurisë dhe kërcënimeve hibride”.

“Viti 2026 do të presë stërvitjen e parë trilaterale, në përputhje me Konceptin Strategjik të NATO dhe objektivat euroatlantike”, shkruan Vengu në ‘Facebook’.

Related Articles