Tre deputetë të PDK-së votuan kundër kandidatëve në pako për nënkyrtar të Kuvendit

Tre deputetë të PDK-së votuan kundër kandidatëve në pako për nënkyrtar të Kuvendit

Në seancën e sotme të Kuvendit, Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit, raporton Gazeta “Enigma”.

Njëkohësisht, deputetët votuan edhe për kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit. Ganimete Musliu, Sala Jahsari dhe Nait Hasani nga PDK-ja votuan kundër kandidatëve të propozuar për nënkryetar, duke treguar kështu një qëndrim të ndryshëm nga pjesa tjetër e partisë ose nga shumica parlamentare.

Votimi për kryetaren u krye me sukses dhe Haxhiu mori mbështetjen e nevojshme për të udhëhequr Kuvendin në këtë legjislaturë. Po ashtu në këtë seancë ka kaluar edhe propozimi për nënkryetarët e Kuvendit. Në votim morën pjesë 115 deputetë, nga të cilët 104 votuan për, 3 kundër dhe 6 abstenuan.

Nënkryetarët e Kuvendit janë Ardian Golën nga LVV, Vlora Çitaku nga PDK, Kujtim Shala nga LDK, Sllavko Simiq nga Lista Serbe dhe Emilija Rexhepi nga Partia e Re Demokratike që përfaqëson komunitetin boshnjak.

Related Articles