Kryeparlamentarja Haxhiu: Presim kthimin e ish-krerëve të UÇK-së pranë familjeve të tyre

Kryeparlamentarja Haxhiu: Presim kthimin e ish-krerëve të UÇK-së pranë familjeve të tyre

Pas zgjedhjes së saj si Kryetare e Kuvendit të Kosovës me 66 vota pro, Albulena Haxhiu ka mbajtur një fjalim ku falënderoi deputetët dhe shprehu angazhimin e saj për të udhëhequr Kuvendin me përkushtim dhe transparencë.

Ajo po ashtu ka folur për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në Hagë, dhe ka thënë se pret kthimin e tyre në vend dhe pranë familjeve të tyre.

“Historia e popullit tonë është e qartë dhe e drejtë. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë e drejtë për çlirim. Dihet kush ka qenë agresori, dihet kush ka kryer krime në vendin tonë. Ato krime janë të regjistruara dhe të dëshmuara nga bota e gjerë. Ato janë kryer nga Serbia, e cila asnjëherë nuk u përball me drejtësinë në mënyrë serioze. Përkundrazi, kriminelët e luftës u ricikluan në pushtet dhe u amnistuan. Ne presim që ish-krerët e UÇK-së të kthehen sa më shpejt në vend dhe tek familjet e tyre, dhe që këto orvatje të Prokurorisë të marrin fund sa më parë. Për këtë duhet të jemi të bashkuar”, tha Haxhiu.

Related Articles