“AAK abstenoi në votimin për pako të nënkryetarëve”

“AAK abstenoi në votimin për pako të nënkryetarëve”

Pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut si Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka  folur mbi situatën e Kuvendit, duke thënë  humbjen e një viti për vendin.

“Në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, më lejoni të them se Kosova humbi një vit. Kosova humbi një vit të të gjitha veprimeve dhe të gjitha beneficioneve që mund t’i kishte pasur. Pyetja që çdo qytetar i Kosovës e shtrojnë sot është, pse nuk është konstituuar Kuvendi para një viti?”.

Ai tha  se AAK-ja ka abstenuar në dy votimet e mëparshme, por gjithmonë ka qenë pro konstituimit të Kuvendit.

“Ka dhënë alternativa dhe ka propozuar që të mos arrijmë në këtë situatë, ku Kosova ka humbur dhe ku qytetarët e Kosovës e kanë vuajtur këtë vonesë,” tha Tahiri.

Related Articles