Peter Sorensenit i është zgjatur mandati si emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi edhe për dy vjet.
Vendimi u mor nga Këshilli Evropian të mërkurën. Sorenseni mori këtë detyrë në janar të vitit të shkuar.
Gjatë vitit të parë të mandatit të Sorensen në postin e të dërguarit të posaçëm për dialog nuk ka pasur fare takime në nivel të lartë, ndërsa takimet në nivel të kryenegociatorëve nuk kanë prodhuar asnjë progres.
Ato takime janë shfrytëzuar vetëm për të shkëmbyer akuzat e palëve ndaj njëra-tjetrës, ndërsa BE-ja vetëm ka shprehur pakënaqësi për mungesën e vullnetit të palëve për të kryer obligimet e tyre.
