Tre orë takim me Netanyahun, Trump zbulon detaje nga bisedimet

Tre orë takim me Netanyahun, Trump zbulon detaje nga bisedimet

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kanë zhvilluar këtë të mërkurë një takim prej tre orësh në Shtëpinë e Bardhë. Takimi u përqendruan në çështjen e Iranit dhe kontaktet e vazhdueshme të Uashingtonit me Teheranin.

Trump përmes një postim theksoi se ai është për vazhdimin e bisedimeve me qëllim arritjen e një marrëveshjeje. Ai shtoi se herën e fundit, Irani vendosi se ishte më mirë të mos bënte një marrëveshje dhe u godit.

“Sapo përfundova takimin tim me Kryeministrin e Izraelit, z. Netanyahu, dhe përfaqësues të ndryshëm të tij. Ishte një takim shumë i mirë, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona vazhdojnë.

Nuk u arrit asgjë përfundimtare, përveçse këmbëngula që negociatat me Iranin të vazhdojnë, për të parë nëse mund të arrihet një marrëveshje. Nëse kjo është e mundur, e informova Kryeministrin se kjo do të ishte e preferueshme. Nëse nuk është e mundur, do të duhet të shohim se cili është rezultati.

Herën e fundit, Irani vendosi se ishte më mirë të mos bënte një marrëveshje dhe mori goditjen “Çekiri i Mesnatës” – e cila nuk funksionoi për ta. Shpresoj që këtë herë të jetë më e arsyeshme dhe e përgjegjshme. Përveç kësaj, diskutuam për progresin e shkëlqyer që po bëhet në Gaza dhe në rajon në përgjithësi. Vërtet ka PAQE në Lindjen e Mesme. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkuan Trump.

Related Articles