Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Presientja e vendit, Vjosa Osmani ka anuluar pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Mynih, raporton Gazeta “Enigma”.

Kjo është konfirmuar nga këshilltari për media në Zyrën e Presidencës, Bekim Kupina.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është ftuar edhe sivjet në Konferencën e Sigurisë në Munich, për çka është shumë mirënjohëse ndaj organizatorëve. Megjithatë, për arsye të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve që lidhen me zhvillime brenda vendit, e ka anuluar pjesëmarrjen”, tha ai.

Konferenca e Mynihut mbahet nga 13 deri më 15 shkurt.

Related Articles