Ardian Gjini shpall kandidaturën për kryetar të AAK-së

Ardian Gjini shpall kandidaturën për kryetar të AAK-së

Ardian Gjini ka shpallur kandidaturën për kryetar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Ramush Haradinaj, pasi njoftoi se vetë nuk do t’i hyjë më garës për drejtimin e partisë,

Gjatë një konference për media, Gjini tha se punë e madhe është duke e pritur AAK-në në tre muajt e ardhshëm, atëherë edhe kur do të mbahet Kuvendi i partisë.

Pos tjerash, ai tha se ka qenë privilegj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.

“Faleminderit për gjithçka, do të bëjmë krenar”, tha Gjini.

Related Articles