Kreu i OEAK-së pritet në DASh, diskutohet forcimi i atraktivitetit të Kosovës për investimet amerikane

Kreu i OEAK-së pritet në DASh, diskutohet forcimi i atraktivitetit të Kosovës për investimet amerikane

Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, është pritur në takim në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Zeka e vlerësoi takimin me Lyn Debevois, zëvendësdrejtor për Çështjet e Evropës Qendrore Perëndimore në DASh, si produktiv, duke prezantuar para zyrtarit amerikan prioritetet kryesore të avokimit të OEAK-së.

Sipas njoftimit, diskutimi u përqendrua edhe në forcimin e atraktivitetit të Kosovës për investimet amerikane, avancimin e prioriteteve të politikave në fushën e energjisë dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor, si dhe në theksimin e rëndësisë së një angazhimi më aktiv dhe më të strukturuar ndërmjet sektorit publik dhe atij privat.

Zeka shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Qeverisë së ShBA-së në të gjitha përpjekjet e Odës Amerikane, përfshirë edhe agjendën e sovranitetit digjital të Kosovës. 

Related Articles