Ulutashi takon Muhaxherin, flasin për thellim të marrëdhënieve institucionale

Ulutashi takon Muhaxherin, flasin për thellim të marrëdhënieve institucionale

Sot, Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, u takua me kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin, në ambientet e komunës.

Siç njofton misioni i NATO-s, takimi, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të KFOR-it për forcimin e bashkëpunimit dhe stabilitetit në rajon, u fokusua në thellimin e marrëdhënieve institucionale dhe u rikonfirmua angazhimi i përbashkët për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë,

“Angazhime të tilla të rregullta janë një element kyç për të ofruar pasqyrë të vlefshme të dorës së parë në realitetet lokale, për të rritur besimin e ndërsjellë dhe për të rritur aftësinë e KFOR-it për të përmbushur efektivisht mandatin e tij”, thuhet në njoftim.

Related Articles