Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit nga një person i panjohur, i cili shtiu ndaj tij nga një veturë.
Rasti ndodhi mbrëmë në rrugën “Ulqini” në Mitrovicën e Jugut.
Policia bëri me dije sot se i plagosuri është liruar pas tretmanit mjekësor, ndërsa rasti po hetohet.
“Rr. Ulqini, Mitrovicë Jug 13.02.2026 – 22:00. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se një person i panjohur nga vetuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe e kishte plagosur. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
