Kristi largohet nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin

Kristi largohet nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, vetëm disa orë para nisjes së spektaklit të mbrëmjes.

Banori Kristi ka ndërmarrë një veprim ekstrem, duke kaluar murin rrethues të shtëpisë dhe duke tentuar të largohet nga ambientet e shtëpisë.

Ngjarja erdhi pas një konflikti të fortë brenda shtëpisë, ku tensionet mes banorëve u përshkallëzuan.

Kristi dhe Miri u përplasën ashpër me njëri-tjetrin, madje situata u shoqërua edhe me hedhje shishesh uji.

Në momentin që Kristi po përpiqej të largohej, Selin vrapoi pas tij për ta ndalur dhe për ta bindur të mos e ndërmerrte këtë hap.

Megjithatë, ai nuk i mori parasysh thirrjet e saj dhe vazhdoi rrugën e tij duke kaluar murin.

Pas këtij veprimi, shumë komentues në rrjetet sociale e kanë krahasuar situatën me një rast të ngjashëm nga sezoni i kaluar, duke e quajtur një “kopje”, pasi edhe Gjesti kishte bërë diçka të ngjashme më parë.

Related Articles