Albin Kurti e çon në zgjedhje partinë, Vetëvendosje njofton për mbledhjen në selinë kryesore të saj

Albin Kurti e çon në zgjedhje partinë, Vetëvendosje njofton për mbledhjen në selinë kryesore të saj

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur dakordim në parim për shpalljen e procesit të zgjedhjeve të brendshme partiake.

Kjo u bë e ditur pas një mbledhjeje të përbashkët të mbajtur sonte në zyrën qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, ku morën pjesë drejtuesit e Qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë dhe në mërgatë, anëtarë të Kryesisë Qendrore, kryetari i partisë, Albin Kurti, sekretari organizativ, Alim Rama, si dhe koordinatori i Qendrave, Salih Zyba.

Sipas njoftimit të Vetëvendosjes, një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua çështjeve të brendshme organizative, me theks të veçantë te procesi i zgjedhjeve të brendshme.

“Pas diskutimeve me drejtuesit e Qendrave dhe anëtarët e Kryesisë, në parim u arrit dakordim për shpalljen e procesit të zgjedhjeve të brendshme”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, ky proces synon ripërtëritjen, konsolidimin dhe fuqizimin e strukturave organizative, zgjerimin e pjesëmarrjes së anëtarësisë, avancimin e kuadrove dhe forcimin e lidhjes së Lëvizjes me qytetarët.

Related Articles