Rrëshqitje gurësh në Bogë, njëra korsi ndalohet për qarkullim

Rrëshqitje gurësh në Bogë, njëra korsi ndalohet për qarkullim

Reshjet e mëdha të shiut që ranë gjatë mbrëmjes së djeshme dhe sot në Kosovë, sollën edhe rrëshqitjen e gurëve në Rugovë, konkretisht në Bogë.

Për këtë zhvillim u informuan edhe organet e rendit, zyrtarët e të cilës morën menjëherë masat e sigurisë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se nga shembja e gurëve nuk ka dëme.

“Aktualisht njëra korsi është ndaluar për qarkullimin e automjeteve”, deklaroi Rugova.

Related Articles