Mbrojtja e Jakup Krasniqit ka përfunduar fjalën e tyre, në Gjykatën Speciale.
Avokatja e Krasniqit insistoi në pafajësinë e të akuzuarit, duke thënë se nuk ka prova të besueshme se Krasniqi ishte i pranishëm, urdhëroi apo mori pjesë në krime kundër ndonjë civili, jo në emër të tij, jo në prani të tij.
“Kjo ishte e vërtetë në fillim të këtij gjykimi, është e vërtetë tani. Dhe kur fillon një gjykim dhe përfundon në të njëjtin vend, ligji lejon vetëm një rezultat: shpalljen e pafajësisë për të gjitha akuzat”, tha avokatja.
Sipas saj, drejtësia penale nuk bëhet “duke fryrë tragjedi kolektive apo duke e lidhur atë me fajësinë individuale”.
“Kjo bëhet duke bërë një atribuim të kujdesshëm të përmbajtjes dhe besnikërisë ndaj provave”.
Tashmë deklaratat e tyre i kanë shpalosur të gjithë: Prokuroria, mbrojtësit e viktimave, ekipet mbrojtëse të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasnqit.
