Deputetja e PDK-së, thotë se bashkëshorti i presidentes Osmani e kërcënoi, paralajmëron padi

Deputetja e PDK-së, thotë se bashkëshorti i presidentes Osmani e kërcënoi, paralajmëron padi

Për fjalimin e saj, që kishte fokus pasurinë e familjes së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu, thotë se u kërcënua nga bashkëshorti i Osmanit, Prindoni, raporton Gazeta “Enigma”.

Zejnullahu për këtë veprim të bashkëshortit të presidentes ka njoftuar në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, me ç ‘rast ka paralajmëruar edhe padi për të.

“Këto fakte duket se i kanë prishur rehatinë familjes presidenciale. Bashkëshorti i presidentes ka menduar se përmes këtyre kërcënimeve unë mund të heshti, por nga këtu ju them se keni gabuar. PDK dhe unë do të vazhdojmë të denoncojmë çdo zhvatje të buxhetit të Kosovës. Gjithashtu dua të njoftoj se do ta padis bashkëshortin e Osmanit”, theksoi tutje ajo.

Pas kësaj ajo sërish ka përmendur villën luksoze që sipas saj është duke e ndërtuar presidentja Osmani dhe familja e saj.

Të njëjtën letër njoftoi se e ka pranuar edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dorsa Kica-Xhelili, duke thënë se janë shpifje./Gazeta Enigma.

Related Articles