Monumenti “NEWBORN”, simboli i pavarësisë së Kosovës, është rrethuar simbolikisht me rrethoja hekuri nga aktivistët e platformës “Liria ka emër”.
Veprimi synon të pasqyrojë ndjenjën e qytetarëve për proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara, ku po gjykohen figura të rëndësishme të lirisë dhe shtetformimit të Kosovës.
Në tabelat e vendosura mbi rrethoja lexohen fjalët: “Kosova e burgosur”, duke shprehur indinjatën ndaj asaj që konsiderohet padrejtësi historike.
