Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Përmes një video të shpërndarë në faqen e tij zyrtare, Hargreaves tha se Britania e Madhe është krenare që ka një partnere si Kosovën.
“Ndërsa shohim përpara, ne mbetemi të përkushtuar për të punuar krah për krah për një Evropë të fortë, të sigurt dhe të begatë”, tha ai.
Pos tjerash ai përmendi edhe deklaratën e ish-kryeministrit Hashim Thaçi të shpalljes së pavarësisë.
